Kalo te përmbajtja
Shtegu i Poezisë Fishtjane

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;

Gjergj Fishta

Shtegu i
Poezisë
Fishtjane

23–25 tetor 2026

Shtegu

Një udhëtim në vendlindjen e Gjergj Fishtës

Shtegu i Poezisë Fishtjane bashkon poezinë, natyrën, traditën, gastronominë dhe mikpritjen në një përvojë të vetme. Ecni nëpër fshatin dhe natyrën e Fishtës, lexoni vargjet e tij në tabela përgjatë rrugës dhe ndaloni në bujtinat e fshatit.

  • Ec

    12 ndalesa dhe rreth 5 km nëpër fshat dhe natyrë.

  • Lexo

    Vargje të Fishtës në tabela përgjatë shtegut.

  • Shijo

    Gatime tradicionale në çdo ndalesë.

  • Përjeto

    Mikpritjen e bujtinave dhe jetën e fshatit.

Gjergj Fishta, portret i viteve 1930
Foto: Geg Marubi, vitet 1930

Gjergj Fishta

Homeri shqiptar, i lindur në Fishtë

Gjergj Fishta lindi në Fishtë më 23 tetor 1871. Frat françeskan, poet dhe atdhetar, ai kryesoi komisionin e alfabetit në Kongresin e Manastirit dhe shkroi «Lahutën e Malcís», eposin kombëtar shqiptar.

Më 23 tetor 2026 mbushen 155 vjet nga lindja e tij.

  1. 1871Lind në Fishtë të Zadrimës.
  2. 1908Kryeson komisionin e alfabetit në Kongresin e Manastirit.
  3. 1913Boton «Mrizi i zanave».
  4. 1919Sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris.
  5. 1937Botohet e plotë «Lahuta e Malcís».
  6. 1940Ndërron jetë më 30 dhjetor.

Edhè hâna do t' a dijë,
Edhè dielli do t' két pá,

Gjergj Fishta · Shqypnia
FISHTËKodra MarlekësLikeqSarafinKodra e DëllinjësLagjja e SipërmeKodra Lugut të MadhKodra Baletit1. Shtëpia e Gjergj Fishtës12. Shporta e Zadrimës23. Memoriali i Gjergj Fishtës34. Si n'Shpi Tande45. Mobileri Koleci56. Me Ra67. Ferma e Nardit78. Tringa89. Koleci910. Fishta1011. Mrizi i Zanave1112. Vitoria12

01 / 12

12 ndalesa

© OpenStreetMap

Ndalesat

12 ndalesa, 12 vargje

Ndiqni fillin e kuq nga shtëpia e Fishtës te bujtina Vitoria. Çdo ndalesë ka mikpritjen e vet dhe një varg të Fishtës.

Rrëshqitni poshtë

1Nisja

Shtëpia e Gjergj Fishtës

Në tryezë

  • Petulla
  • mjaltë
  • djathë
  • ujë
  • raki

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;

Gjergj Fishta · Gjuha shqipe
Hap në Google Maps
2

Shporta e Zadrimës

Në tryezë

  • Byrek me qepë dhe domate të thata
  • dhallë
  • ujë

Fusha t' gjâna e kodra t' blera,
Zijes s' mnershme larg kû âsht droja,

Gjergj Fishta · Shqypnia
Hap në Google Maps
3Vendlindja

Memoriali i Gjergj Fishtës

Në tryezë

  • Bukë misri me shëllirë
  • ullinj
  • verë e bardhë
  • ujë

Shqyp na vete, po pik' mâ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,

Gjergj Fishta · Gjuha shqipe
Hap në Google Maps
4Bujtinë

Si n'Shpi Tande

Në tryezë

  • Laknor me oriz
  • lëng ftoi

porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;

Gjergj Fishta · Gjuha shqipe
Hap në Google Maps
5Punishte

Mobileri Koleci

Në tryezë

  • Pulendër me salçiçe viçi
  • verë e kuqe

Nën nji qiellë përherë t' kullueme,
N' rreze e n' dritë përshkue unjí,

Gjergj Fishta · Shqypnia
Hap në Google Maps
6Bujtinë

Me Ra

Në tryezë

  • Pogaçe
  • djathë dhie
  • raki

Me gaz t' vet ktû i veshë Prendvera,
Si t' Parrizit t' larmet shtroja.

Gjergj Fishta · Shqypnia
Hap në Google Maps
7Fermë

Ferma e Nardit

Në tryezë

  • Pilaf me lëng rose
  • verë e kuqe

tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s'pari kemi kndue:

Gjergj Fishta · Gjuha shqipe
Hap në Google Maps
8Bujtinë

Tringa

Në tryezë

  • Laknor me arra
  • lëng shege

porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;

Gjergj Fishta · Gjuha shqipe
Hap në Google Maps
9Bujtinë

Koleci

Në tryezë

  • Laknor me kungull
  • lëng molle

Bjeshkë e male të blerueme
Si vigâj shtiellen n' ajrí.

Gjergj Fishta · Shqypnia
Hap në Google Maps
10Bujtinë

Fishta

Në tryezë

  • Gështenja të pjekura
  • verë e ngrohtë

Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,

Gjergj Fishta · Gjuha shqipe
Hap në Google Maps
11Agroturizëm

Mrizi i Zanave

Në tryezë

  • Pastërma lope ose derri
  • djathë kaçkavall
  • verë e Mrizit

Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,
Tue rrëmbye npër mriza hale,

Gjergj Fishta · Shqypnia
Hap në Google Maps
12Fundi

Vitoria

Në tryezë

  • Përpeq
  • musht çeleku
  • liker arre

Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,

Gjergj Fishta · Gjuha shqipe
Hap në Google Maps

Fundi i shtegut

Shtegu mbyllet te bujtina Vitoria

Si të vini

Fshati Fishtë ndodhet në Zadrimë, afër Lezhës.

Tirana
1 orë e 15 min · 77 km
Aeroporti i Tiranës
1 orë · 61 km
Shkodra
40 min · 32 km
Lezha
25 min · 18 km

Nga rruga SH1, dilni te Blinishti. Ka parkim në nisje. Nuk ka transport të organizuar.

Hap nisjen në Google Maps

Rruga e vizatuar është paraprake.

Programi

Tri ditë, i njëjti shteg

  1. 23E premte
    tetor 2026

    Ditëlindja e Fishtës · 155 vjet

    Hyrja09:00–15:00

  2. 24E shtunë
    tetor 2026

    Hyrja09:00–15:00

  3. 25E diel
    tetor 2026

    Hyrja09:00–15:00

Hyrja
09:00–15:00
Gjatësia
Rreth 5 km
Kohëzgjatja
Rreth 2 orë
Bileta
1000 lekë për person
Fëmijët deri në 12 vjeç
Falas

Rezervo

Rezervo vendin tënd

Rezervimi na ndihmon të përgatisim ushqimin për të gjithë. Do të merrni një kod për ta treguar në nisje. Bileta paguhet në nisje, 1000 lekë për person. Fëmijët deri në 12 vjeç hyjnë falas.

Rezervo

Dita
Ora e mbërritjes
Persona
2

Info

Pyetje të shpeshta

A duhet të rezervoj?

Ju lutemi rezervoni, që të përgatisim ushqimin për të gjithë. Pa rezervim, bileta blihet në nisje.

Sa kushton?

1000 lekë për person. Fëmijët deri në 12 vjeç hyjnë falas. Pagesa bëhet në nisje.

Sa zgjat shtegu?

Rreth 5 km dhe 2 orë, me ndalesa të shkurtra në çdo bujtinë. Hyrja është nga ora 09:00 deri në 15:00.

Për kë është i përshtatshëm?

Për fëmijë, të moshuar dhe kafshë shtëpiake. Nuk është i përshtatshëm për karroca fëmijësh.

Ku nis shtegu dhe ku ka parkim?

Te shtëpia e Gjergj Fishtës në Fishtë, ku ka edhe parkim. Nuk ka transport të organizuar.

Sa persona mund të ketë një rezervim?

Deri në 15 persona, të rritur dhe fëmijë bashkë.

Si e tregoj biletën?

Tregoni kodin ose kodin QR në nisje. Nëse e humbni, mjafton emri.

Po nëse bie shi?

Shtegu zhvillohet në çdo mot. Merrni këpucë të rehatshme dhe një xhaketë shiu.